
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Marinaj, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky i fundit, është Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga PS, ndërkohë që është denoncuar nga Partia Demokratike, se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një hetim ndaj tij në Itali, si kreu i një grupi kriminal. Sipas PD-së, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe është përfshirë në tre episode në trafikun e drogës, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010.