
TIRANË- Shqipëria do të kërkojë zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës me Greqinë! Vendimi është marrë sot në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve, ku siç ndodh rallë, Partia Demokratike dhe ajo socialiste gjetën dakordësi. Në përputhje me traktatin e miqësisë që Shqipëria ka nënshkruar me Greqinë, Tirana i bën thirrje Athinës zyrtare që të krijojnë së bashku një grup pune mes dy Parlamenteve, në mënyrë që të adresohet përfundimisht kjo çështje. Megjithatë për momentin duket se diçka e tillë është e vështirë për shkak të çështjes "Beleri".
VIDEOJA: