Video

Kreu i Dhomës së Përmbaruesve, i dënuar për drogë në Holandë

Nga Teodor Malaveci, ai ka bërë ndryshimet e nevojshme në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë nr.9 për tu quajtur Tedi Malaveci. Me identitetin e ri, Malaveci ka aplikuar dhe është pranuar si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës.

F.m
Kreu i Dhomës së Përmbaruesve, i dënuar për drogë
Tedi Malaveci

TIRANË- Tedi Malaveci, drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë rezulton i dënuar për trafik droge me një vit burg nga gjykata e Utrehtit në Holandë. Timoni.al ka publikuar vendimin nga gjykata e Utrehtit vendimin që vërteton se Malaveci ka kryer dënimin me një vit burg në Holandë. Pasi ka vuajtur dënimin, Malaveci është riatdhesuar në Shqipëri në datën 25 korrik të vitit 2003 dhe ka ndërruar emrin e tij. Nga Teodor Malaveci, ai ka bërë ndryshimet e nevojshme në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë nr.9 për tu quajtur Tedi Malaveci. Me identitetin e ri, Malaveci ka aplikuar dhe është pranuar si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës. Në atë kohë, ai nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar më parë, duke shkelur ligjin. Një vit më vonë, Malaveci ka ngjitur shkallët e karrierës duke ushtruar detyrën e përmbaruesit gjyqësor shtetëror. Më vonë, u emërua dhe drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit. Tashmë, ai është vënë nën hetim.

 

Poll

MOS HUMB