
TIRANË- Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar mes përplasjeve mes Opozitës dhe maxhorancës, ndërkohë që jashtë Partia Demokratike po mbante një protestë. Seanca është ndërprerë herë pas here. Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla dhe mes dyshes ka pasur replika. Ndërsa Flamur Noka është përplasur me një prej gardistëve dhe është përjashtuar. Jashtë protestuesit dogjën goma duke bërë që re të mëdha tymi të rrethojnë të gjithë zonën para Kuvendit. Efektivët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të shmangur futjen e protestuesve brenda në sallë. Nga ana tjetër demokratët u përplasën fizikisht me ta.