Video

Kuvendi 1 orë 'arenë' përplasjesh! Mes kaosit u betua Shabani

Në këtë mori përplasjesh dhe mes tymosjes, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, teksa iu dërgoi një puthje deputetëve të opozitës që u përpoqën të ndërprisnin betimin.

zh.ll
Kuvendi 1 orë 'arenë' përplasjesh! Mes kaosit u betua
Endri Shabani

TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar është kthyer në një 'arenë' përplasjesh. Pak minuta para nisjes së seancës, deputetët e opozitës zaptuan sallën e Kuvendit, të cilët fillimisht kanë zënë karriget e ministrave, për të vijuar më pas me episode të tjera. Fyerje, shishe uji që fluturonin drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi, përplasje fizike me gardën dhe ndezja e flakadanëve, ndezën edhe më shumë tensionet. Flamur Noka dhe Klevis Balliu ishin dy protagonistët e opozitës që 'udhëhoqën' tensionet, të cilët përfunduan duke u përjashtuar nga Peleshi. Por, ata nuk ishin të vetmit, Belind Këlliçi, Gazmend Bardhi, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi gjithashtu krijuan incidente në sallë duke ndezur për të disatën herë flakadanët. Në këtë mori përplasjesh dhe mes tymosjes, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, teksa iu dërgoi një puthje deputetëve të opozitës që u përpoqën të ndërprisnin betimin. Ndërkohë, një episod i pazakontë ka ndodhur edhe jashtë godinës së Kuvendit. Fibrat e transmetimit të internetit dhe sinjalit televiziv të Kuvendit kanë marrë flakë duke bërë ndërprerjen e transmetimit për të gjitha mediat. Në kushte të tilla, kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi projektligjet në votim rekord dhe mbylli seancën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB