Video

Skenari Bankers? Albchrome rezulton me humbje 740 mijë € për 2024

Por situata përmbyset në vitin 2024, ku “Albchrome”, shënoi rënie me 20% të të ardhurave

F.I
Skenari Bankers? Albchrome rezulton me humbje 740 mijë € për 2024
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Çfarë po ndodh me sektorin e eksportuesve të naftës, kromit apo bakrit? Sa i përket ‘Bankers Petroleum', u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Por nuk është kompania e vetme me humbje. Në vitin 2024, 'Albchrome' ka regjistruar një humbje prej 740 mijë eurosh. Duke u nisur nga rasti i 'Bankers' lind pyetja: A është bërë edhe në këtë rast një bilanc me humbje për të mos paguar detyrimet? 'Albchrome' prej vitesh njihet si një nga kompanitë me fitimin më të madh në Shqipëri. Në vitin 2018 u arkëtuan në shtet një shumë prej mbi 7 milionë dollarësh taksa nga kompania. Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë dollarë, AlbChrome, shënoi një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës. Fitimi i kompanisë arriti në 5.4 miliardë lekë në vitin 2022, me rritje prej 76% me bazë vjetore. Por situata përmbyset në vitin 2024, ku “Albchrome”, shënoi rënie me 20% të të ardhurave. Kompania raportoi humbje prej 78 milionë lekësh. Humbjet erdhën edhe me shkarkime dhe emërime në disa poste drejtuese të Albchrome. Miniera e Bulqizës është përballur vazhdimisht me protesta ndër vite, të nxitura nga pakënaqësitë e punëtorëve për pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesën e sigurisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB