
Erzen Breçani
TIRANË- Ish-zyrtari i Policisë Erzen Breçani është liruar nga qelia, tetë muaj pas vendosjes së tij në pranga. Breçani është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë kohës së qëndrimit në qeli, në disa raste Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia. Breçani u arrestua pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC, ku fliste me djalin e tij Eralbi Breçanin, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar kokaine, bashkë me Ervin Matën.
Poll