Video

“Luftë për karrige”, tensione në Kuvend

Ende pa nisur seanca plenare, deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës.

k.m.
“Luftë për karrige”, tensione në Kuvend
Foto nga Kuvendi

TIRANË- Sot në seancë mungonin disa nga deputetët e opozitës, por nuk munguan trazirat. Në mungesë të kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë: Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, "përgjegjësia" për të kryer aksionin në Kuvend u kaloi të tjerëve.

Ende pa nisur seanca plenare, deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës. Arsyeja? Sepse nuk i lanë që të ndërtonin "malin" me karrige para Foltores së Kuvendit. Megjithatë nga tensionet e krijuara nuk fituan asgjë, pasi për vetëm 4 minuta, u votua nen për nën buxheti i vitit 2024 dhe Paketa Fiskale. Në përpjekjet e tij për të ndaluar votimin, u përjashtua Asllan Dogjani.

VIDEOJA NGA PËRPLASJET NË KUVEND:

Poll

MOS HUMB