
SHBA- Me një kryq në ballë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq në një intervistë për Fox News për të folur lidhur me zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e Trump në Kongres.
Sekretari amerikan i Shtetit është shfaqur me kryq në ballë pasi dje ishte e mërkura e hirit për shumë të krishterë katolikë. Në këtë ditë në disa vende, besimtarët formojnë një kryq në ballin e tyre me hirin. Po ashtu, dita e djeshme përkon me ditën e parë të Kreshmës.
E mërkura e hirit festohet nga katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar, por edhe nga disa kisha kalviniste. Imazhi i Rubios ngjalli disa komente në X, me disa që shprehën krenarinë për sekretarin e Shtetit të SHBA-së, ndërsa të tjerë e akuzuan për "propagandë" në favor të Rusisë./ZËRI