Video

Masakra e Velipojës/ Hasan Ferracaku arratiset në sy të efektivëve 

Sipas informacioneve paraprake, Ferracaku ka mundur t'i shmanget mbikëqyrjes së policisë dhe të largohet në një drejtim ende të panjohur.

zh.ll
Masakra e Velipojës/ Hasan Ferracaku arratiset në sy të
Hasan Ferracaku

TIRANË-Hasan Ferracaku, i cili ndodhej nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" është arratisur. Ferracaku është në hetim i dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, me 4 viktima e 2 të plagosur me armë zjarri. Ai është larguar nga banesa e tij në Shkodër, pavarësisht se ruhej 24 orë në 24 nga efektivët e Forcës së Posaçme. Sipas informacioneve paraprake, Ferracaku ka mundur t'i shmanget mbikëqyrjes së policisë dhe të largohet në një drejtim ende të panjohur. Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi rrethanat e largimit apo mënyrën se si ka ndodhur incidenti. Ferracaku mbeti i plagosur së bashku me nipin e tij në masakrën e 26 qershorit 2021 pas një konflikti me familjen Gocaj. Në përplasjen me armë zjarri mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli. Vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku u konfliktuan me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB