Video

Mbyllet pa vendim çështja “Balluku” në Kushtetuese!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërsa SPAK e kundërshtoi.

zh.ll
Mbyllet pa vendim çështja “Balluku” në Kushtetuese!
Gjykata Kushtetuese-belinda balluku

TIRANË- Në një seancë që zgjati 4 orë, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot çështjen ndaj zëvëndëskryeministres dhe ministres ministër së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërsa SPAK e kundërshtoi. GJKKO që mori vendimin për pezullimin e Ballukut, nuk dërgoi përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve. Pasi dëgjoi palët, Kushtetuesja është tërhequr për vendim dhe pritet të njoftojë datën dhe orën e shpalljes së tij. Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB