Video

Mesazh për pronarin? Tritol makinës në Krujë

Autori i ngjarjes është fiskuar nga kamerat e sigurisë, ku sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit në pronësi të Dervish Gunit dhe më pas është larguar në këmbë.

F.I
Mesazh për pronarin? Tritol makinës në Krujë
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip 'Fiat' është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi lëndë plasëse. Autori i ngjarjes është fiskuar nga kamerat e sigurisë, ku sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit në pronësi të Dervish Gunit dhe më pas është larguar në këmbë. Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB