Politikë

SULMI/ Dumani i përgjigjet Metës: Nuk jam takuar kurrë me McGonigal! Kreu i PL: Më kërkove të largohem! (AKUZAT)

Replika në distancë mes Altin Dumanit dhe Ilir Metës.

k.m.
SULMI/ Dumani i përgjigjet Metës: Nuk jam takuar kurrë me
Altin Dumani dhe Ilir Meta

TIRANË- Replika në distancë ka pasur sot mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Teksa kreu i PL-së, ishte në një konferencë për mediat, drejtuesi i SPAK komentoi për mediat akuzat që povetë Meta i bëri dje nga studio e emisionit "Opinion". Dumani sqaroi gazetarët se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ashtu siç pretendon Meta, që deri më tani nuk ka paraqitur asnjë fakt për pretendimet e tij. 

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediet shqiptare”, tha Dumani. Ndërsa në lidhje me pyetjen se “A ka hetime të mëtejshme për dosjen McGonigal dhe ish-agjentin e FBI-së?,” kreu i SPAK shtoi se nuk mund që të japë komente të tjera.

Nga ana tjetër, Meta pretendon se nuk e ka sulmuar kurrë kreun e SPAK, por sërish e bëri duke e cilësuar si "vrasës të pluralizimit" apo "të kapur" nga kryeministri Edi Rama. Por jo vetëm kaq! Meta e ka cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’, vrasësit me pagesë, për të cilin paraardhësi i kreut të SPAK, Arben Kraja ka sqaruar se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Megjithatë për të gjitha këto akuza, Meta ka deklaruar se është gati të përballet me Prokurorinë e Posaçme, duke aluduar se kreu i SPAK ka për qëllimet të bëhet kryeministër i vendit. 

"Me këtë afër mendsh, që qesh gjithë Shqipëria që sot, dhe që e gënjen mendja, e mashtrojnë që do ta bëjnë Kryeministër. Dikur, kështu i thonin dhe Fatos Klosit, që do të bëjmë ty kryeministër, po bëj këto gjëra kundër këtij, kundër atij. Edhe ky, vajti i tha dhe Fatos Nanos, që më bëj mua kryeministër në vend të këtij,"-tha Meta. 

Po ashtu, shtoi se Dumani i ka dërguar persona që ta bindin të largohet nga Shqipëria sepse "i ka punët keq".

"Unë njeri nuk kërcënoj, por unë jam Ilir Meta u super budallenj, dhe super torollakë. Kudo që jeni, në politikë dhe në SPAK. Dhe të më dërgoj mua ai patronazhistë, dhe të më thotë ik dhe ti si Arben Ahmetaj, ku ke ndonjë mik, se i ke punët keq. Ai të ketë kujdes se ku do të iki, në qoftë se vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze,"-e mbylli Meta.

Para pak minutash ka reaguar kreu i SPAK. Altin Dumani, i  cili ka refuzuar dhe ka hedhur poshtë deklarata e juaja që ai ka takuar Charles McGonigal. Zoti Meta, si ndieni që një ish-President, ish-Kryeministër, ish-Kryetar Kuvendi, Ministër i Jashtëm, Ministër I Ekonomisë, Zv.Kryeministër, praktikisht keni mbajtur të gjitha postet e një kupole të shtetit, dhe të bëj një sulm ndaj organeve të drejtësisë dhe të arrijë në atë pikë, sa të deklarojë unë do ta hetoj SPAK. I flaku në Prokuroritë e rretheve. Të gjithë prisnin që SPAK. të vepronte në zgjedhjet e vitit 2021. Kur bandat e Edi Rama, bashkë me deputetët e Edi Ramës, bashkë me kryebshkiakët e Edi Ramës, derdhën gjak në Kavajë, apo harruat ju? Po për patronazhistët përpara zgjedhjeve, kur kolegët tuaj publikuan lajmin? Nuk vajtën atje të arrestonin Edi Ramën, jo, as të merrnin në pyetje Edi Ramën. Se nuk iu mban atyre! Janë kapterra të Edi Ramës, që bëjnë sikur po luftojnë pandëshkueshmërinë. Po ata as atë të AKSH-it, nuk e arrestuan. Por vajtën dhe u morën me dy kolegët tuaj, të sekuestronin kompjuterat e tyre. Dhe u detyruar një opinion i  tërë i gazetarëve, që ata të ndërprisnin këtë hetim. Se çfarë prisnit ju të thotë kushëriri i Nuredinit, që ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Afër mendjes, askush nuk e pret këtë. Pse çfarë prisni ju të thotë kushëriri Nuredinit, që ka vajtur në Fier, disa herë tek zoti Kastriot Ismali, I dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, President, se Ilir Meta mbronte Gjykatën Kushtetuese. Ky nisi procedimin mbi bazën e një delikuenti, i cili është dënuar nga gjykatat për dhunë në familje. Ky që thërret për dëshmitar, gjoja të rinj, një Elvis Mata. Partia e Lirisë është këtu, një kështjellë e pamposhtur e pluralizmit politik. Është e gatshme t’i tregojë vendin kujtdo, që kujton se me kushëririn e Nuredinit, mund të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë, dhe që kushëriri i Nuredinit të na bëhet një Di Pietro. Di Pietro, pëfundoi në një hajdut ordiner, ministër transporti, ministër tenderash. Një figurë që qesh e tallet e gjithë Italia. Ndërsa, me këtë afër mendsh, që qesh gjithë Shqipëria që sot, dhe që e gënjen mendja, e mashtrojnë që do ta bëjnë Kryeministër. Dikur, kështu i thonin dhe Fatos Klosit, që do të bëjmë ty kryeministër, po bëj këto gjëra kundër këtij, kundër atij. Edhe ky, vajti i tha dhe Fatos Nanos, që më bëj mua kryeministër në vend të këtij. Dhe Fatos Nano I tha një gjë të madhe, po pse Andropodhin do bëjmë ne kryeministër këtu?  Kështu që, u bëj thirrje të gjithë këtyre kushërinjve të Nuredinit, të bëhen gati, në qoftë se e dinë kaq të thjeshtë punën e Partisë së lirisë, dhe të Ilir Metës. Të pyesin dhe mentorët e tyre, se si e kanë parë veten shumë shpejt, nga pozita e të fortit dhe të arrogantit, në atë të të squllurit, të përbuzërit, por dhe të shtrydhërit nga ana politike. Ilir Meta ka integritet tjetër. E ka shkarkuar Arben Rakipin, pasi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër. Dhe e ka shkarkuar, për shkak të përfshirjes së tij të hapur në politikë. Duhet t'i japë fund pandëshkueshmërisë. Aty e ka Edi Ramën, të shkoj ti vërë hekurat nëse ka fuqi, nëse ka takat. Mos thotë duam dhe 9 vite të tjera, pse do 9 vite të tjera, çfarë ndrite ti në këto 3 vite? Unë njeri nuk kërcënoj, por unë jam Ilir Meta u super budallenj, dhe super torollakë. Kudo që jeni, në politikë dhe në SPAK. Dhe të më dërgoj mua ai patronazhistë, dhe të më thotë ik dhe ti si Arben Ahmetaj, ku ke ndonjë mik, se i ke punët keq. Ai të ketë kujdes se ku do të iki, në qoftë se vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze. E nëse vazhdon, dhe ka atë mendësi policeske dhe komuniste, se gjykata afër mendsh vendos atë që thotë Prokuroria. Shumë keq për të. Di Pietro ju a thashë, përfundoi hajdut tenderash në Itali, hajdur tenderash, ministër i transportit, i infrastrukturës me 0 përqind. E nëse SPAK qenka shpresë kaq e madhe parti politike, le të votohet SPAK-u. Le të dalë Dumani nëpër debate, me ju dhe me mua. Po jo të thërrasë ato gazetarët që dalin te metamorfoza, e numërojnë ato eurot që japin Bajrat në Shkodër, ata tjetër ku ja japin. I mora thotë ajo, 10 mijëra euro I kisha në rregull. Laraskat mund ti kapin ata, por ka 300 mijë Vojo Kusha, Partia e Lirisë, dakort!

Ç'ka ndodhur me çështjen 'McGonigal' deri tani?

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua me 4 vite lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka. Meta pretendon se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, McGonigal ka takuar dhe Dumanin, por nuk e fakton akuzën e tij, e cila është hedhur poshtë disa herë nga kreu i SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB