
Pamje nga videoja
TIRANË- Këtë ditë të shtunë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka gjetur kohë për të uruar për ditëlindje Egla Mirashin, një prej themelueseve të Lëvizjes Rinore për Integrim. Bashkë me dy koleget e tjera, Silva Cakën dhe Erisa Xhixhon, Meta i ka bërë urimin special për ditëlindje.
"Përshëndetje edhe 100! Gëzuar gjithmonë, nuk mund të rrija pa Erisën dhe Silvën pa të uruar drejtpërdrejtë, pasi na mungon shumë ti dhe të tjera si ty. Edhe ai ekip i mrekullueshëm që ka qenë i detyruar që të largohet nga vendi. Po punojmë që ju dhe familja juaj të riktheheni në vend dhe ta bëjmë Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë,"-dëgjohet Meta në video.
MOMENTI ME VIDEO:
Poll