Video

Mishi i pulës me salmonelë është konsumuar nga shqiptarët

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk kanë gjetur asnjë gram mish të importuar nga Brazili nga kompania "diMal", duke lënë të kuptohet që sasia është konsumuar.

F.m
Mishi i pulës me salmonelë është konsumuar nga
Foto ilustruese

TIRANË- Mishi i pulës, i kontaminuar me salmonelë, është konsumuar nga qytetarët. Kontrollet e ushtruara në supermarkete dhe në dyqane ku mund të blihej produkti i kontaminuar nuk kanë pasur rezultat. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk kanë gjetur asnjë gram mish të importuar nga Brazili nga kompania "diMal", duke lënë të kuptohet që sasia është konsumuar.

Kompanisë që importoi 27 ton mish pule me salmonelë i është hequr licenca, ndërkohë që është shpallur në kërkim Arben Goxha. Nën hetim është i vëllai, Mond Goxha dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB