
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, një prej personave që është vënë në pranga për vrasjen e Fatbardh Licit, dyshohet se ka ndihmuar atë në këtë krim.
Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi "shpinë" akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec. Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një "biznesmene" dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslym Shyri.
Por Eria Ago është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonistet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi.
Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime dhe mesazhet përcilleshin përmes "Zogut të Tiranës".
Në atë kohë, vetë Ago reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj, pasi ajo nuk kishte nevojë për para.
Pas kësaj ngjarjeje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shumë sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.
"Dashuria… Dashuria çon botën përpara. Dashuria të lë pa gjumë, por dhe të jep dritën e jetës. Dashuria nuk duhet të mungojë kurrë në jetën tonë. Dashuria për familjen, për punën, për gjysmën tënde, për gjithçka!”
Për të ende nuk ka një vendim fajësie, dhe derisa ta thotë, gjykata i prezumohet pafajësia, por ndërsa pret për një vendim nga organet e drejtësisë, e reja tashmë është në pranga duke u futur në histori si një ndër vajzat që kanë asistuar të dashurit e tyre që të marrin jetën e dikujt.