
PRISHTINË- Pavarësisht se munguan në stadiumin "Air Albania" më 20 nëntor kur u zhvillua ndeshja e fundit kualifikuese kundër Ishujve Faroe, Plisat kanë gjetur një mënyrë për të festuar kualifikimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në "Euro 2024". Dhe ku më mirë se në mes të Prishtinës dhe me flamurin kuqezi.
Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga vetë ata në rrjetet sociale, Plisat marshuan me makina. flamuj dhe flakadanë në duar në rrugët e kryeqytetit të Kosovës duke u ndalur në sheshin kryesor ku kënduan dhe kërcyen këngët dhe vallet shqiptare. "Kënaqni sytë", shkruajnë Plisat krah videos./Zëri.ai