
TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon rrëfimin e tij në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e mbajtur sot, Dumani është ndalur tek tentativa për ekzekutimin e Elton Kilës, të njohur ndryshe si “Oti i Elbasanit”. Dumani është shprehur se ekzekutimin e Otit nuk e ka finalizuar dot, pasi u nxorr në pritë nga Suel Çela, ditë kur edhe u plagos, ngjarje që e çoi pas hekurave.
Kjo është pak e paqartë pasi Dumani ka deklaruar se kishte qenë vetë Suel Çela ai që e kishte paguar për të vrarë Kilën. Dhe ditën që u plagos i kishte dhënë informacion për vrasjen e Kilës, por në fakt atje e priste Talo Çela për ta ekzekutuar./ZËRI