
Bresher ne tirane
TIRANË- Rrugët e kryeqytetit u mbuluan mbrëmjen e djeshme nga breshëri, ndërsa një stuhi e fortë pushtoi të gjithë Tiranën. Moti i pazakontë kapi në befasi shumë qytetarë, një pjesë e të cilëve ishin ende jashtë, duke u kthyer nga punët e orëve të vona.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të ZËRIT, sasia e reshjeve të breshërit ka qenë e konsiderueshme, duke krijuar një shtresë të bardhë në disa prej rrugëve kryesore. Edhe deri në fund të kësaj jave, moti pritet që të jetë i paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme.
/ZËRI
Poll