
TIRANË- Aborti selektiv me bazë gjinore nuk është i pazakontë në Shqipëri. BIRN shkruan se në vitin 2023, Shqipëria regjistroi një raport prej 107.4 djem për 100 vajza. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se ka pasur 8,000 lindje femrash të humbura për shkak të përzgjedhjes së seksit para lindjes në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Shqipëri dhe Mal të Zi vetëm nga 2013-2017. Sipas një sondazhi online, rezulton se në Shqipëri, 72 për qind e të anketuarve e njihnin praktikën e abortit elektiv me bazë gjinore dhe një e katërta pretendonin se kishin njohuri për raste të veçanta. Fenomeni nuk kufizohet vetëm në zonat rurale apo te më pak të arsimuarit; edhe gratë e arsimuara dihet se abortojnë fetuset femra për shkak të presioneve patriarkale dhe faktorëve ekonomikë.