Video

Surrogacia, çfarë mendojnë shqiptarët....

Çfarë mendojnë shqiptarët për surrogacinë?

Edon Kuqi
Surrogacia, çfarë mendojnë shqiptarët....
Pamje nga VOX

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Në pr.ligjin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është në fazën e konsultimit publik, është futur dhe Surrogacia.

"Shtatzënia surrogative bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës. Gruaja që dëshiron të ketë një fëmijë, duhet të jetë infertile ose ta ketë të pamundur të ketë nje shtatzëni në trupin e saj për arsye anatomike, mjekësore ose të një risku të lartë për shëndetin e saj, në rast se mbetet shtatzënë. Gruaja zëvendesuese (surrogate) nuk duhet të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë", thuhet në projektligjin e MSH.

Por çfarë mendojnë shqiptarët për këtë? Prandaj ZËRI ka dalë për të marrë mendimin e tyre. Për më shumë ndiqni videon./ZËRI

Poll

MOS HUMB