Video

Përplasen Rama dhe Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk e mbyll gojën!

Në një postim në X, kryeministri thotë se gjyqtarët janë palë në këtë proces, dhe gabojnë rëndë nëse mendojnë se ai do të mbyllë gojën përballë cënimit të kompetencave, që po i bëhen sipas tij.

zh.ll
Përplasen Rama dhe Shoqata e Gjyqtarëve: Nuk e mbyll gojën!
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Shoqatën e Gjyqtarëve, të cilët e konsideruan presion mbi drejtësinë, qëndrimin që kreu i qeverisë ka mbajtur për çështjen Balluku. Në një postim në X, kryeministri thotë se gjyqtarët janë palë në këtë proces, dhe gabojnë rëndë nëse mendojnë se ai do të mbyllë gojën përballë cënimit të kompetencave, që po i bëhen sipas tij. Sipas Ramës, ai nuk do të heshtë përballë Shoqatës së Gjyqtarëve, as për kërkesën e tyre për rritje të pagae, që kërkohet të bëhet duke anashkaluar qeverinë e parlamentin. Nga ana tjetër Shoqata e Gjyqtarëve dënoi sulmet e Ramës mbi drejtësinë për rastin e zëvendëskryeministres. Në njoftimin për mediat të shoqatës së gjyqtarëve, thuhej se qëndrimi i Ramës është një presion ndaj drejtësisë, dhe një ndërhyrje në sistem, në një kohë që çështja është ende duke u trajtuar nga gjykata Kushtetuese dhe ajo e Posaçme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB