Video

Manovrat për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat

Mazhoranca është shprehur që në krye të herës që emri i ri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kandidatët e mbështetur nga opozita, mirëpo tashmë procesi është futur në një amulli të re, pas tërheqjes së deputetëve të PD nga firmat që kanë dhënë për kandidatët.

zh.ll
Manovrat për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat
avokati i popullit

TIRANË- Pas pothuajse 4 vitesh, ku avokatja e popullit Erinda Ballanca vazhdon detyrën e saj përtej mandatit, zgjedhja e pasuesit të saj është zhytur në një përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Mazhoranca është shprehur që në krye të herës që emri i ri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kandidatët e mbështetur nga opozita, mirëpo tashmë procesi është futur në një amulli të re, pas tërheqjes së deputetëve të PD nga firmat që kanë dhënë për kandidatët. Shkak për këtë është bërë jozyrtarisht, indicia se PS do të votonte emrin e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, i cili në procesin paraprak ka mundur që të sigurojë më shumë se 28 firma deputetësh. Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Ligjeve, procesi duhet të kthehet në pikën zero, sa kohë që asnjë prej kandidatëve në garë tashmë nuk ka firmat e tyre. Por drejtuesi i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, me shumicë votash 9 me 3, vendosi që lista me 6 kandidatët që plotësojnë kriteret të dërgohet në seancën plenare, dhe të jetë më pas Niko Peleshi, ai që të marrë një vendim në lidhje me garën, si dhe me pretendimin e deputetëve të PD për tërheqjen nga firmat e tyre për kandidatët. 6 kandidatët që sipas socialistëve plotësojnë kushtet për garën janë Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Endri Shabani, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB