Video

Përplasja për pronën, si u vra biznesmeni Eduart Reçi

Prokuroria ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, të cilët u arrestuan pas ngjarjes, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve për motive pronësie mes tyre.

E.K
Përplasja për pronën, si u vra biznesmeni Eduart Reçi
eduard recu

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, e ndodhur Nëntorin e kaluar në kryeqytet. Prokuroria ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, të cilët u arrestuan pas ngjarjes, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve për motive pronësie mes tyre. Konflikti me viktimën kishte nisur për shkak të një ndërtimi pa leje që autorët kishin bërë në truallin që i përkiste biznesmenit Reçi. Nga tërësia e provave të Prokurorisë, rezulton se Shkëlqim Dukaj në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Dukaj, është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit Eduart Reçi, në datën 08 Nëntor 2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13 Nëntor 2024, me paramendim si dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB