Video

GJKKO e lë pa post, Balluku: E paligjshme

Zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundështuar masat, duke pretenduar se janë të paligjshme dhe Gjykata e Posaçme nuk ka kompetencat për ta pezulluar nga detyra.

F.I
GJKKO e lë pa post, Balluku: E paligjshme
Belinda Balluku

TIRANË-Pas seancës që zgjati më shumë se 5 orë GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ka qenë Prokurori i SPAK ai që ka kërkuar mbajtjen në fuqi të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres me argumentet se ajo rrezikon të largohet nga vendi dhe mund të intimidojë dëshmitarët për shkak se i ka vartës në institucionin që drejton dhe mund të prishë provat. Nga ana e saj zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundështuar masat, duke pretenduar se janë të paligjshme dhe Gjykata e Posaçme nuk ka kompetencat për ta pezulluar nga detyra.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB