Video

Pezullimi pa afat, qytetarët kërkojnë kthimin e monopatinave

Qytetarët u shprehën se veprimet e policisë janë të paligjshme.

F.I
Pezullimi pa afat, qytetarët kërkojnë kthimin e monopatinave
protesta

TIRANË- Dhjetra qytetarë kanë protestuar sot përpara drejtorisë së Policisë Rrugore në Tiranë, kundër vendimit të ministres së brendshme Albana Koçiu, për ndalimin e përdorimit të motomjeteve në rrugë, si dhe sekuestrimin të tyre në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët u shprehën se veprimet e policisë janë të paligjshme. Protestuesit hynë edhe në ambientet e brendshme të drejtorisë së policisë rrugore, ku për ironi të fatit, disa prej punonjësve kishin parkuar mjetet e tyre, pikërisht monopatinat. Protestuesit u shprehën se janë pro masave dhe rregullave për qarkullimin në rrugë, por vendime të tilla nuk mund të merren në rrugë arbitrare dhe të menjëhershme, pasi cënojnë jetën e mijëra qytetarëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB