
VLORË- "Policia, duart lart! Policia!,"-këto komanda dëgjohen nga video e nxjerrë nga Policia e Shtetit për aksionin e zhvilluar gjatë natës në Vlorë. Në videon e nxjerrë nga aksioni duken momentet kur efektivët e forcave speciale "RENEA" shtrijnë në tokë të gjithë të dyshuarit për trafik droge dhe kontrollojnë gjithë zonën ku ato operonin për bashkëpunëtorët e tyre. Duket si një skenë e prerë nga një film aksion, por në fakt është ajo që ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.
Operacioni anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 500 kg kanabisi në Vlorë që do të trafikoheshin në Turqi përmes rrugëve detare. Deri më tani 7 persona janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, por të tjerë janë në kërkim. Aksioni vazhdon në Tiranë dhe në Vlorë./ZËRI