
TIRANË- Pas disa muajve denoncime nga ZËRI, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi, për përfaqësues të kompanive të mikrokredive, si dhe përmbarues privat. ZËRI ka zbardhur identitetet e tyre, të cilët janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro. Pesë shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.