Video

Pronar i tokës shtet për 5 ditë, si Artan Gaçi i kaloi 12 mln lekë Mëhillit

Sipas këtij vendimi, kompanisë që cilësohej si investitor strategjik i jepej leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

F.m
Pronar i tokës shtet për 5 ditë, si Artan Gaçi i kaloi 12
Artan Gaçi

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka tjetërsuar pronësinë e rreth 5500 metra tokë, e cila ishte në pronësi të shtetit, duke e kaluar atë në emër të Stavri Mëhillit. Në dosjen e prokurorisë së posaçme thuhet se e gjitha kjo ka ndodhur në harkun kohor të 5 ditëve. Rreth 10 ditë pasi u bë pronar i tokës shtet, në llogarinë bankare të Mëhillit ka kaluar një shumë prej 1.2 milionë eurosh. Sipas SPAK ka qenë kompania në pronësi të Artan Gaçit, ajo që ka kaluar shumë e parave në llogari të Mëhillit. Lëvizjet me këtë pronë, u denoncuan në SPAK nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar me 2 vite burg për shitblerje votash. Megjithatë, në një vendim të qeverisë Rama, në muajin Mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë që cilësohej si investitor strategjik i jepej leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Taëni Lin Grzych-Sutton. Nga ana tjetër për bashkëshortin e deputetes Olta Xhaçka, Artan Gaçi i cili do të ishte dhe investitori në këtë truall, deri tani nuk ka asnjë masë sigurie nga SPAK.

 

 

Poll

MOS HUMB