Video

Sherret online, qytetarët për ZËRIN: Tik Tok-u duhet mbyllur!

Të rinjtë janë dyzues për mbylljen, por e pranojnë edhe vetë që jo pak herë, postimet në këtë rrjet social, kanë nxitur përplasje të mëtejshme.

Edon Kuqi
Sherret online, qytetarët për ZËRIN: Tik Tok-u duhet mbyllur!
Qytetarët dhe gazetari Edon Kuqi

TIRANË- Qytetarët shqiptarë janë të bindur se rrjeti social “Tik Tok” është shkaku i shumë sherreve që nisin online dhe përfundojnë në përpasje fizike apo edhe në përdorim të thikave e armëve të zjarrit. Gazetari i ZËRI-t, Edon Kuqi ka pyetur shumë prej tyre dhe thuajse të gjithë mendojnë se ky rrjet social duhet mbyllur. Ata që janë pro këtij mendimi janë kryesisht mosha e mesme, të cilët janë dhe prindër dhe mosha e tretë. Të rinjtë janë dyzues për mbylljen, por e pranojnë edhe vetë që jo pak herë, postimet në këtë rrjet social, kanë nxitur përplasje të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB