TIRANË- Debatet e forta të zhvilluara dje në Kuvend, ku u diskutua dhe kaloi në votim projektligji për barazinë gjinore, kanë prodhuar dy kërkesa për përjashtimin e deputetëve nga seanca. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave publike të bëra në seancën plenare të 6 nëntorit 2025. PS kërkon që Berisha të përjashtohet nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 60 ditë. Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin e Taulant Ballës, për 10 ditë nga seancat plenare. Sipas PD, gjuha e përdorur nga Ball aka qenë joparlamentare dhe fyese, që përfshinëte fjalë "lehni", "rraca e këtyre", "ta tregoj unë ty", "gënjeshtar", etj.
/ZËRI