TIRANË-Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj, deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkikaun e Kolonjës Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.
/ZËRI