Video

Vrau kushëririn me 6 plumba! Bertil Alliaj: Kisha arsye të fortë

Para trupit gjykues Alliaj tha se nuk ishte në gjendje të fliste dhe të zbulonte arsyet e vrasjes së kushëririt të tij.

F.I
Vrau kushëririn me 6 plumba! Bertil Alliaj: Kisha arsye të fortë
Dalan dhe Bertil Alliaj

TIRANË-Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë ka lënë në burg, Bertil Alliajn i cili vrau në derën e shtëpisë djalin e xhaxhait 36-vjeçarin Dalan Alliajn. Para trupit gjykues Alliaj tha se nuk ishte në gjendje të fliste dhe të zbulonte arsyet e vrasjes së kushëririt të tij.

"Nuk jam në gjendje të flas. E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’.

Bertil Alliaj rezulton si një nga personat më të kërkuar nga drejtësia për masakrën e Çolës në 2015, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg në mungesë. Edhe pse në kërkim ai arriti që të qëllonte për vdekje kushëririn e tij, i cili sipas dëshmive të familjarëve, e kishte ndihmuar financiarisht gjatë kohësh që autori ishte në arrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB