
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorimi i autoritetit policor”, pas një denoncimi publik të bërë në rrjetet sociale nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në denoncimin e tij, Noka pretendon se disa punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), burgu në Peqin, po bëjnë fushatë në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por vetë Prokuroria e Elbasanit, nuk e ka bërë me dije emrin e kandidatit për të cilin është bërë kallëzimi.
Tashmë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me një prokuror dhe tre oficerë të policisë gjyqësore për të kryer hetime më urgjente. Pritet që të merren në pyetje personat në dijeni, bashkë me mbledhjen e provave dhe këqyrjen e pamjeve filmike./ZËRI