Video

Rama bën për ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakët

Sipas tij, shumë bashki nuk kanë hartuar asnjë projekt në mbështetje të qytetarëve, ndërsa veçoi Kamzën e Vorën.

F.m
Rama bën për ‘dush të ftohtë’
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Përmbytja e Vlorës që e zhyti qytetin bregdetar nën ujë ka bërë që kryeministri Edi Rama të mbledhë kryebashkiakët këtë të martë. Që në momentin e parë që mori fjalën, kreu i qeverisë kërkoi organizim më të mirë të strukturave në të gjitha bashkitë, pavarësisht sfidave që mund të sjellin kushtet atmosferike, si zjarret ashtu edhe shirat. Me tone kritike, Rama kërkoi stërvitje, trajnim, organizim dhe kooordinim për të shpëtuar çdo metër katror. Ai i bëri për ‘ujë të ftohtë’ në momentin që nisi kritikat për shfrytëzimin e fondeve për shërbimet sociale. Sipas tij, shumë bashki nuk kanë hartuar asnjë projekt në mbështetje të qytetarëve, ndërsa veçoi Kamzën e Vorën. Kryebashkiakët e tjerë i cilësoi skandalozë. Me tone të ashpra, Rama kërkoi që të gjithë drejtuesit e pushtetit lokal të fokusohen tek shtresat në nevojë, të moshuarit e vetmuar si dhe fëmijët në mënyrë që tu plotësojnë çdo nevojë. Rama pati kritika dhe për procesin e legalizimeve dhe kërkoi që drejtuesit e pushtetit lokal të kenë fokus maksimal në këtë drejtim.

Poll

MOS HUMB