Video

Rama largon Ballën, Peleshin dhe ‘zhduk’ Meten. Spiropali në krye të Kuvendit

Rama ka larguar edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn, i cili mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

F.m
Rama largon Ballën, Peleshin dhe ‘zhduk’ Meten. Spiropali
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj

TIRANË- Mbledhja e Kongresit të Partisë Socialiste është zhvilluar mes njoftimeve të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe në grupin parlamentar të PS-së. Rama propozoi emërimin e Elisa Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Kreu i qeverisë ka larguar edhe Ermonela Felajn nga posti i nënkryetares së Kuvendit, dhe në vend të saj ka emëruar Bledar Çuçin, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së. Në vend të Çuçit, në postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së ka emëruar Niko Peleshin, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Një ndryshim surprizë në qeveri ishte dhe ai i Taulant Ballës që mbante postin e Ministrin të Brendshëm. Balla është emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit, ndërsa Ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, që deri më tani mbante funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Rama ka larguar edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn, i cili mbante postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Pirro Vengu që deri më tani ishte në krye të Autoritetit Portual të Durrësit është emëruar ministër i Mbrojtjes, në vend të Peleshit.

Poll

MOS HUMB