
ELBASAN- Vrasja e Pjerin Xhuvanit po rishqyrtohet sot në gjyq. Në seancën e sotme, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, ekspertët po bëjnë interpretimin e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes. Nga ajo që kanë parë nga kamerat, ekspertët raportojnë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë Pjerin Xhuvani, por jo vetëm. Viktima ka qenë i shoqëruar nga disa persona. Konflikti i armatosur nga vendi ku pikërisht ka qenë viktima, mes dy grupeve të pranishme në vendin e ngjarjes. Më 27 mars, ekspertët ishin në vendin e ngjarjes dhe bënë rindërtimin fizik të vrasjes së Xhuvanit.
Kjo ishte hera e dytë që rindërtohej ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet./ZËRI