
TIRANË- 5 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të një aksioni të zhvilluar në Kadastrën e Durrësit për tjetërsim pronash. Disa zyrtarë dhe ish-drejtues e juristë të Kadastrës së Durrësit janë të akuzuar se kanë tjetërsuar 448 mijë metra katrorë tokë shtet në favor të privatit. Toka deri në 2018 ishte në pronësi të shtetit dhe më pas ka kaluar tek privati, duke përjashtuar nga hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e Kadastrës. Në total janë sekuestruar 20 prona me sipërfaqe 448 mijë metra katrorë, një pjesë e kësaj tokë është pranë Universitetit "Aleksandër Moisu". Në pranga ka rënë ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla dhe Gjovalin Ndoci. Ndërsa në kërkim është ish-juristi i Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho dhe një tjetër.