Video

Sot në burg, kush është Ardit Kërtusha, politikani mes PS dhe Bashës që i mbijetoi një atentati

Në vitin 2022, Kërtusha u plagos me armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Currilave.

F.m

 

Sot në burg, kush është Ardit Kërtusha, politikani mes PS
Ardit Kërtusha

 

TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste në Durrës është mes pesë personave që janë vendosur në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar gati 500 mijë m2 tokë në disa zona të Durrësit. Njëra madje, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu". 33-vjeçari, ish-kryetar i FRESSH, ka qenë mjaft aktiv disa vite më parë, kur edhe kandidoi për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës në 2020, por më pas u tërhoq nga gara. Një vit më vonë, në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Në vitin 2022, Kërtusha u plagos me armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Currilave. Për ngjarjen, doli dhe foli vetë Kërtusha, i cili mohoi që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit duke deklaruar se ishte atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë. Por me aksionin e sotëm, prej të cilit ka përfunduar në pranga, nuk përjashtohet mundësia që të jetë tentuar që të eliminohet për shkak të ndërhyrjeve që ai bënte me pronat në Durrës.

Prokuroria dhe po ashtu Policia e Durrësit, në hetime të ndara, kanë dalë në përfundimin se Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe ish-juristin e Kadastrës, Mikel Zaho, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar prona dhe ia kanë kaluar personave private, ndërkohë që trualli deri në vitin 2018 ka pasur "pronësi shtet'. Deri më tani nga aksioni, janë mësuar vetëm emrat e dy përfituesëve të tokës, Lirim Xhameta dhe Dashnor Taulla, por nuk dihet ende se kush janë përfituesit e pronave të tjera, që në total kapin 500 mijë metra katrorë.

 

Poll

MOS HUMB