
TIRANË- 12 emigrantët e parë që erdhën në Shqipëri janë kthyer sot në Itali. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, një anije e rojës bregdetare italiane u ankorua në Portin e Shëngjinit për të kryer transportin e emigrantëve. E gjitha sepse seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës ka dalë në përfundimin se emigrantët e parë që janë sjellje në Shqipëri, në fakt duhet të ishin "zbarkuar" në Itali për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.
Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në kampin e Gjadrit në Shqipëri, do të mbaheshin vetëm migrantë nga vende të konsideruara të sigurta, sipas një liste prej 22 shtetesh, të hartuar nga ministria e jashtme italiane. Këto shtete të sigurte janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kameruni, Kepi Verde, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Tunizia.
12 emigrantët që erdhën në Shqipëri ishin nga Egjipti dhe Bangladeshi, pra vende të pasigurta, kështu që u kthyen në Itali. Në total, ishin 16, por 4 prej tyre u kthyen pas, 2 për shkak të problemeve shëndetësore dhe 2 të tjerë pasi u deklaruan të ishin të mitur./ZËRI