Video

Sekuestrohen 3 mln euro pasuri te Oltion Bistrit

Në total SPAK ka sekuestruar 22 njësi biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, një truall tokë, 1 garazh dhe një automjet “Land Rover”, prodhim i vitit 2012.

F.m
Sekuestrohen 3 mln euro pasuri te Oltion Bistrit
Oltion Bistri

TIRANË- 3 milionë euro pasuri i janë sekuestruar Oltion Bistrit, ish-shefit të Forcave Operacionale që ndodhet pas hekurave. Pasuritë në fjalë janë kryesisht prona të paluajtshme, të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme nga ana e Bistrit, një pjesë e të cilave kanë figuruar në emër të familjarëve të tij. Në total SPAK ka sekuestruar 22 njësi biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, një truall tokë, 1 garazh dhe një automjet “Land Rover”, prodhim i vitit 2012. Bistri i shërbente biznesmenit Pëllumb Gjoka, në veprimtari të paligjshme. Bistri akuzohet për korrupsion, zbulimin e të dhënave sekrete, si dhe pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale.

Poll

MOS HUMB