
Novruz Cenalia
FIER- Novruz Cenalia, efektivi i Policisë së Shtetit në Fier, pjesë e grupit të “Shqiponjave” është qëlluar me armë zjarri nga Asllan (Azgan) Mernica. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit pas një sherri momental për një vend parkimi. Cenalia ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Mernica është arratisur. Dyshimet janë se ai është larguar në drejtim të Vlorës dhe Policia e shtetit ka vendosur në dispozicion shpërblim 30 000 euro për çdo informacion që ndihmon në kapjen e tij.
Poll