
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Arnaldo Lleshit, i cili rezulton i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Angli. Në total janë sekuestruar dy automjete, një ndërtesë, një truall dhe një biznes. Në emrin e babait të tij, ai kishte vënë në pronësi truallin me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021.
Ndërsa në emrin e vëllait të tij kishte biznesin me emrin tregtar Auto Lleshi që merrej me riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe te reja, import, shitje dhe blerje makinash. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, sipas Prokurorisë, rezulton se Lleshi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri është fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh, ndaj dhe ka vendosur sekuestrimin.