Video

Selmani zbërthen përplasjen Duka-Martinaj

Përballë prokurorit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Behar Dibra, Selmani deklaroi se vëllezërit Duka i ka miq të ngushtë dhe se ata kanë patur kompani të përbashkët llotosh me Martinajn, por që ky i fundit ka tentuar tu marrë biznesin.

F.m
Selmani zbërthen përplasjen Duka-Martinaj
Ilir Selmani

TIRANË- Ilir Selmani, i dënuar më 28 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka zbërthyer përplasjen mes vëllezërve Duka, Leonard dhe Erlis Duka dhe Ervis Martinaj, të njohur si bosi i lojërave të fatit, por që sot, është zhdukur pa gjurmë. Sipas tij, gjithçka nisi nga lojrat e fatit. Përballë prokurorit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Behar Dibra, Selmani deklaroi se vëllezërit Duka i ka miq të ngushtë dhe se ata kanë patur kompani të përbashkët llotosh me Martinajn, por që ky i fundit ka tentuar tu marrë biznesin. Përsa u përket akuzave, Selmani pretendon se është i pafajshëm.



Ai hodhi akuza mbi oficerët e Policisë së Shtetit, për të cilët pretendon se janë paguar rreth 500 mijë euro për të penguar hetimin dhe për të manipuluar provat. Selmani shtoi se ai po akuzohet bazuar vetëm në deklarimet e Blendi Tetës, që ndodhet gjithashtu pas hekurave për të njëjtin krim, por shtoi se Teta i ka rrëfyer se është marrë peng e është dhunuar nga grupi i Martinajt të cilët gjithashtu e kanë kërcënuar se do ta murosin. Në kërkim për vrasjen e Malkos janë ende gjashtë persona. Leonard Duka, që njihet edhe si ‘kapoja’ i klanit Duka u arrestua në Belgjikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB