Video

Sfida Shqipëri-Serbi, "deja vu" e vitit 2014

Më 14 tetor 2014, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, pjesë e kualifikueseve të Euro 2016, u ndërpre në orën 21:27, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët u përleshën me lojtarët e kombëtares sonë.

k.m.
Sfida Shqipëri-Serbi, "deja vu" e vitit 2014
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Por sfida mes dy ekipeve përveç rëndësisë në aspektin sportiv, mban dhe peshën e kujtimeve të përplasjes kaotike të vitit 2014 në Beograd. Më 14 tetor 2014, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, pjesë e kualifikueseve të Euro 2016, u ndërpre në orën 21:27, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët u përleshën me lojtarët e kombëtares sonë.

Një turp i paralajmëruar për Serbinë ky, pasi UEFA nuk kishte lejuar pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në ndeshje për arsye sigurie. Pasi vërshëllyen himnin tonë kombëtar dhe bërtitën thuajse gjatë gjithë kohës “Vritini shqiptarët”, tifozët serbë bënë që takimi të ndërpritej në mes. Në minutën e 42-të, tifozi Ismail Morina, i njohur si Ballisti ngriti një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit mbi stadium. Pasi një lojtar serb e mori flamurin, lojtarët e Shqipërisë iu afruan për t’ia marrë nga dora. Tensioni mes futbollistëve në fushë degjeneroi në një sherr masiv, pasi - pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të sigurisë - tifozë serbë u futën në fushë duke goditur lojtarët tanë. UEFA vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshja të fitohej 3-0 në tavolinë nga Serbia./ZËRI

Poll

MOS HUMB