Video

Sherr në skenë!

Videot e postuara në mediat sociale treguan Farrell, 65 vjeç, që qëllonte kolegun e tij, teksa luanin këngën e tyre Ocean Size.

k.m.
Sherr në skenë!
Perry Farrell dhe Dave Navarro

SHBA- Një koncert i grupit amerikan të rockut Jane's Addiction përfundoi herët pasi këngëtari kryesor Perry Farrell goditi me grusht kitaristin Dave Navarro në skenë. Videot e postuara në mediat sociale treguan Farrell, 65 vjeç, që qëllonte kolegun e tij, teksa luanin këngën e tyre Ocean Size. Sky News ka kontaktuar Jane's Addiction për koment, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Grupi, i formuar në Los Anxhelos në 1985, përbëhet nga Farrell, Navarro, Avery dhe bateristi Stephen Perkins. Ata janë në mes të një turneu në SHBA, por nuk dihet nëse do vazhdojë pas këtij incidenti./ZËRI

Poll

MOS HUMB