
TIRANË- Safet Gjici ka më shumë se një vit pas hekurave të qelisë së burgut, por duket se jo çdo gjë po i shkon keq. Së fundmi, kompania e administruar nga vëllai i tij, Lavdrim Gjici ka fituar një tender të shpallur nga SH.A.Posta Shqiptare për rikonstruktimin e dy zyrave postare. Njëra postë është në qendër të Tiranës, Posta nr.5, ndërsa tjetra është në Durrës. Kontrata është lidhur me vlerën e rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe edhe pse kishte kompani të tjera me vlerë më të ulët, sërish fituese është shpallur "KEVIN CONSTRUKSION". Nga "Open Corporates", për këtë kontratë është ngritur "flamuri i kuq", për shkak se janë skualifikuar nga gara të gjithë operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit. Por ky detaj nuk e ka penguar fare dhënien e tenderit, përkundrazi! Kështu që ndërkohë, Gjici (i cili ka qenë administratori i kompanisë deri në vitin 2006 dhe më pas ia ka kaluar të vëllait) ndodhet ende në burg duke vuajtur dënimin pas publikimit të videoskandalit, ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit, puna jashtë vazhdon si normalisht. Ai u shkarkua edhe si kryebashkiak pas skandalit, pas të cilit u zbuluan dhe afera me dhënien e tenderave, kompanitë e tij vazhdojnë edhe përfitojnë tendera nga institucionet shtetërore.