
SHBA- "Shëtitja" e parë private në hapësirë e misionit Polaris Dawn u krye me sukses. Siç raporton BBC News, të gjithë në anijen kozmike janë të shëndetshëm dhe së shpejti do të jenë në gjendje të heqin kostumet e tyre.
Sipërmarrësi miliarder Jared Isaacman është 'shëtitësi' i parë amator në hapësirë.
"Në shtëpi ne të gjithë kemi shumë punë për të bërë, por nga këtu Toka duket si një botë e përsosur,"-tha ai pas 'xhiros' së tij.
Jared Isaacman – i cili sponsorizon dhe drejton misionin Polaris Dawn që nisi të martën – ka përfunduar testet e lëvizshmërisë së kostumit të tij dhe tani është kthyer në "Dragon".
Ekipi prej 4 vetash pritet të kthehet në Tokë të shtunën.