Video

Sherret e bujshme të reperëve

Ndonjëherë përplasjet kalojnë edhe në dhunë fizike dhe duan apo nuk duan artistët, këto raste bëhen gjithmonë publike, duke i dhënë më shumë vëmendje se ç'mund të merrnin me kënget e tyre.

k.m.
Sherret e bujshme të reperëve
Foto ilustruese

TIRANË- Industria e muzikës është e tillë që kurdoherë do ketë përplasje, debate apo kunja mes artistëve. Ndonjëherë përplasjet kalojnë edhe në dhunë fizike dhe duan apo nuk duan artistët, këto raste bëhen gjithmonë publike, duke i dhënë më shumë vëmendje se ç'mund të merrnin me kënget e tyre. Kthehemi pak pas në kohë dhe kujtojmë disa përplasje ikonike mes artisteve tanë.

☞ Një armiqësi e famshme është pikërisht ajo mes grupit OTR dhe Babastars, njëri themeluar nga Noizy dhe tjetri ngs Getoar Selimi. Mes dy palëve nuk kanë munguar kunjat dhe ngacmimet, gjë normale kjo për dy konkurrentë në tregun e muziks apo jo?

Në vitin 2016, reperat e grupit Babastars u përplasën me grupin OTR në Prishtinë, nga ku Noizy dhe miku i tij Varrosi u plagosën lehtë. Policia e Kosovës asokohe arrestoi reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman. Historia e konflikteve të tyre në fakt kishte kohë që kishte nisur. Më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër dhe nuk hezitonte te tallej me reperin Cozman duke i përmendur të dashurën Tunën, me të cilën Noizy supozonte se kishte pasur marrëdhënie intime.

☞ Një tjetër përplasje e bujshme ka qenë në vitin 2018 mes reperit nga Kosova, Fero Fera dhe Ligrit Ukës. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë dhe pak orë më vonë u publikua edhe videoja ku shiheshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Nuk vonoi shumë dhe njëri prej sulmuesve, reperi Ligrit Uka postoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte ai njëri prej djemve që kishin rrahur Feron.

☞ Një farë tensioni ka patur edhe midis Feros dhe Robert Berishës. E gjitha filloi kur Fero ofendoi publikisht Berishën, duke thënë që bën pak koncerte dhe pak para. Sigurisht, Roberti me natyrën e tij miskokëcarëse nuk do rrinte pa një replikë. Roberti bëri ironi me reperin e ri duke thënë se nga 30 koncerte të bëra, 65 herë e kanë rrahur në skenë dhe prapaskenë.

☞ Dj Blunt dhe reperi Ledri kanë bashkëpunuar në këngën “Nëse m’don ti”, e cila ka qenë një nga këngët më të dëgjuara të vitit 2014. Por duket se pas këtij bashkëpunimi gjërat mes dy këngëtarëve nuk kanë qenë po njësoj. Nëpërmjet disa videove të postuara në ‘Instastory’ Dj Blunt tregoi gjithë sekretet e bashkëpunimit me Ledrin duke e ofenduar atë.

"Kur ke ardhur tek ne ti i ke sharë të gjithë shokët e tu, unë ju njoh dhe ti bashkë me shokët e tu jeni si gratë e këqija që shaheni me njëri-tjetrin. Ne jemi mërzitur me ty sepse kemi pritur të na respektosh ashtu si të kemi respektuar ne, pasi të kemi dhënë një këngë që ti nuk ke për të pasur kurrë një tjetër si ajo. Ne ishim ata që të rikthyem fuqishëm në skenë pas problemeve të tua,”- ka përfunduar reperi lidhur me Ledrin.

☞ Dj Blunt sulmoi gjithashtu edhe Gjikon, duke e quaktur artist fallso, meqënëse asgjë për të cilën këndon, nuk i ka vetat.

Madje as “papucet Gucci’ per të cilat Gjiko këndon, nuk janë origjinale.

Pas këtyre fjalëve fyese ka ardhur edhe reagimi i Gjikos, i cili i ka shkuar ‘Blunt-it’ tek shtëpia e tij së bashku me ‘Papuçen Gucci’duke pretenduar ta godasë me atë. Por Blunt nuk i ka hapur derën duke mos pranuar të sqarohen.

☞ Sherri më i fundit, qe ndodhi një vit më parë, ishte ai midis Noizyt dhe Kleviol Ahmetit, njohur si Cllevio. Rrjetet sociale shpesh herë kthehen në mollë sherri për shumë artistë dhe kështu ndodhi edhe në këtë rast. Disa herë, Cllevio ka tallur dhe ofenduar rëndë Noizyn nërrjete sociale. Madje ka bërë publike edhe biseda të tyre private në ëhatsapp, ku Noizy flet për një takim në të ardhmen. Cllevio shkoi në lokalin e reperit, në Durrës, ku situate agravoi dhe ndodhi përleshja.

☞ Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, Stresi u përfshi gjithashtu në një sherr. Se bashku me grupin e tij rrahën ish-anëtarin e grupit “TBA”, Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”. Ne videon qe u be virale, shihet BMT brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe e godasin pa pushim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB