
SHBA – Padyshim që kjo është ndër format më të pazakonta të propozimit për martesë, që mund të keni parë ndonjëherë.
Policët në SHBA kishin rënë dakord që të ndihmojnë një burrë, që t’i propozonte të dashurës së tij për martesë. Efektivët ndaluan burrin, duke luajtur rolin, sikur ai kishte bërë një gabim në drejtimin e automjetit.
Më pas, policia shkoi edhe tek partnerja e burrit, duke i thënë të zbresë nga makina. Kur gruaja mendonte se diçka jo e mirë mund të ndodhte, ngjau e kundërta. Partneri i saj nxori unazën dhe i propozoi për martesë.
Policia në Uiscon publikoi pamjet, duke përshkruar ngjarjen: “Asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë iu ndodh në një ndalesë nga ne”./Zëri.ai/